Këshilli i Komunës së Gostivarit zgjat orarin e punës për objektet e hotelerisë

Me propozim të kryetarit të Këshillit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, sot në seancën e Këshillit Komunal u votua zgjatja e orarit të punës për objektet hotelerike gjatë sezonit të verës.

Vendimi u mbështet nga gjithë këshilltarët nga të gjitha partitë politike.

Sipas vendimit, për dy orë bëhet zgjatja e orarit të punës për objektet hotelerike dhe vlen gjatë sezoni të verës, përkatësisht nga 10 korriku deri më 25 gusht.