Kryetari Arben Taravari takon përbërjen e re të Këshillit Rinor të Komunës së Gostivarit

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot në zyrën e tij e priti përbërjen e re të Këshillit Rinor të Komunës së Gostivarit.

Ky Këshilli Rinor u zgjodh në proces transparent dhe demokratik, ndërsa për kryetar është emëruar Leutrim Bilalli dhe për nënkryetare është emëruar Viktorija Filipovska, të cilët bashkë me përfaqësuesit e tjerë u zotuan për përfshirje të rinisë në aktivitete të ndryshme.

Këshilli Rinor do ta ketë mbështetjen e plotë nga Komuna e Gostivarit për nisma dhe proejkte për të rinjtë deri në përfundimin e mandatit dyvjeçar të këtij këshilli.