Promovohet udhëzuesi turistik me bukuritë dhe veçoritë kulturore në Gostivar

 

U promovua udhëzuesi turistik me bukuritë dhe veçoritë kulturore të qytetit të Gostivarit.

Në promovimin e këtij udhëzuesi turistik i pranishëm ishte dhe kryesuesi i Këshillit Komunal njëherit edhe përfaqësues i komunës, Valbon Limani.

Ky projekt vjen si rezultat i platformës për marrëdhëniet kulturore “Kultura dhe traditat e Gostivarit” në kuadër të Programit RELOAD2, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Programi për Zhvillim pranë Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Udhëzuesi që ka autor arkeologun Daniel Gjoergievski dhe shoqatën “Pollog Gostivar” përfshin bukuritë dhe veçoritë kulturore, historike, tradicionale dhe moderne të Gostivarit, si: Kulla e Sahatit, Shtëpia e Begut, objektet e vjetra fetare, shpella Bukuroshja në Gjonovicë, shtigjet për alpinizëm, burimin e lumit Vardar, etj, si dhe veçoritë tona kulinare por dhe ngjarjet më të rëndësishme kulturore tradicionale, si: “The Park Festival”, “Rudina fest”, Panairi i librit, etj.