Vijon renovimi i shkollës fillore “Goce Dellçev”

,

Komuna e Gostivarit po e shfrytëzon pushimin veror të nxënësve për t’i përmirësuar kushtet në shkollën fillore “Goce Dellçev”.

Në këtë shkollë fillore në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës po meremetohen toaletet e nxënësve, kurse lyerja e tërësishme e mësonjëtoreve dhe korridoreve bëhet me investimin e komunës.

Investimet në shkollat fillore dhe të mesme gjithmonë kanë qenë prioritet për Komunën e Gostivarit, për shkak se investimet në arsim dhe  infrastrkturën shkollore janë investime në të ardhmen.