Filloi asfaltimi i rrugës Debresh – Zdunjë

Pas përfundimit të kanalizimit prej 1300 metra dhe pas tamponimit dhe nivelizimit, filloi asfaltimi i tërësishëm i rrugës Debresh – Zdunjë që filloi sot nga fshati Debresh.

Projekti për meremetimin e rrugës Debresh – Zdunjë përfshin rekonstruim të tërësishëm rrugës në gjatësi prej 1.300 metrave.

Paralelisht me ndërtimin e rrugës Debresh – Zdunjë, në pjesën e Zdunjës po ndërtohet kanalizim prej 1200 metrave.

Funksionalizimi i plotë sipas standardeve të kësaj rruge do të lehtësojë dukshëm komunikacionin në rrugët hyrëse të qytetit.