Shënohet Java Botërore e Fëmijëve në Komunën e Gostivarit

Në Javën Botërore të Fëmijëve, nën organizim të çerdheve të qytetit, sot Komunën e Gostivarit e vizituan vogëlushët.

Në këtë ngjarje të veçantë fëmijët shprehën dëshirat dhe kërkesat përmes mesazheve të përgatitura siç është e drejta paqe, arsim e shkollim, siguri, lumturi dhe e drejta për ambient të pastër e mosdiskriminim.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Gostivarit bashkë me kabinetin e tij i përshëndeti dhe dëgjoi kërkesat fëmijëve dhe theksoi se komuna do të vazhdojë të punojë për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.

Ndryshe, gjatë qeverisjes 6 vjeçare në Komunën e Gostivarit, përveç përmirësimit të kushteve në çerdhet e komunës, është dyfishuar numri i fëmijëve të përkujdesur në çerdhe.

Investimet në arsimin parashkollor dhe shkollor është investim për të ardhmen e vendit.