THIRRJE PUBLIKE për subvencionim të qytetarëve për blerjen e biçikletave për vitin 2020

K O M U N A  E  G O S T I V A R I T

Në bazë të PROGRAMIT (R1) – MBROJTJA E AMBIENTIT JETËSOR DHE NATYRËS i komunës së Gostivarit për vitin 2020 dhe Konkluzionit për miratimin e Strategjisë për ajër të pastër dhe programit për realizimin e strategjisë i Këshillit të komunës së Gostivarit nr.08-212/1 nga 30.01.2020 ( “Gazeta zyrtare e Komunës së Gostivarit numër 01/20) Komuna e Gostivarit shpall:

THIRRJE PUBLIKE
për subvencionim të qytetarëve për blerjen e biçikletave për vitin 2020

1. Përshkrimi i Thirrjes Publike
1.1. Komuna e Gostivarit, me qëllim që t’i stimulojë banorët e territorit të Komunës së Gostivarit të shfrytëzojnë biçikleta si një ndër masat e komunës së Gostivarit për promovim të biçikletës si mjet për transport dhe rekreacion, shfrytëzimi i së cilës ka shumë dobi edhe atë: е njëjta ka qasje financiare, është ekonomikisht e pranueshme dhe është mjet ekologjik për transport, sjell në reduktimin e bllokimit të trafikut si dhe në uljen e ndotjes së ajrit.

1.2. Komuna e Gostivarit do t’ua kompenzojë një pjesë të harxhimeve të bëra gjatë blerjes së biçikletës еdhe atë në lartësi prej 50% të vlerës së biçikletës por, jo më shumë se 5,000.00 denarë për person, përfshirë tatimin e të ardhurave personale.
1.3. Thirrja publike do të zgjasë deri më 1 Shtatorë 2020 apo derisa të jenë harxhuar mjetet financiare nga Buxheti i Komunës Gostivar për këtë qëllim, varësisht nga ajo se cili kusht vjen i pari.
1.4. Nëse harxhohen të gjitha mjetet financiare të parashikuara nga Buxheti i Komunës Gostivarit për këtë qëllim, Komuna e Gostivarit do ta informojë publikun në faqen e saj të internetit se Thirrja Publike është ndërprerë para skadimit të afatit për të cilën është shpallur.
1.5. Thirrja publike do të realizohet në bazë të parimit “kush vjen i pari, shërbehet i pari “.

2. E drejta për pjesëmarrje në Thirrjen Publike:
2.1 Të drejtë për pjesëmarrje në thirrjen publike kanë banorët e territorit të komunës së Gostivarit të cilët kanë blerë biçikletë në periudhë prej 03.02.2020 deri 01.09.2020 dhe do të aplikojnë për kompensim të një pjese të shpenzimeve dhe të cilët i plotësojnë kushtet nga kjo thirrje publike.
2.2. Vetëm një anëtar i familjes mund të dorëzojë kërkesë për kompensim, ekskluzivisht për blerjen e një biçiklete.

3. Kushtet që duhet të përmbushen nga aplikanti:
3.1. Aplikanti duhet të plotësojë kushtet në vijim:
– të jetë banor i Komunës së Gostivarit;
– të ketë paguar (raportuar) tatimin në pronë për objektin e banimit ku jeton, përfshirë vitin 2019.
– biçikletën ta ketë blerë në periudhën e përcaktuar në këtë thirrje publike, respektivisht deri sa të harxhohen mjetet për këtë dedikim.

Shënim: Aplikanti duhet ti plotësojë të gjitha kushtet e lartëpërmendura që kërkesa e tij të pranohet. Në të kundërt, Komisioni i paraqet propozim Kryetarit të Komunës së Gostivarit për refuzimin e kërkesës.
Pagesa e mjeteve do të bëhet nga buxheti i komunës së Gostivarit në llogari të aplikantit kërkesa e të cilit do të аprovohet.

4. Mënyra e aplikimit në thirrjen publike
4.1. Për kompensim të një pjese të shpenzimeve dhe për të dëshmuar se janë përmbushur kushtet, aplikanti deri te Komisioni i Komunës së Gostivarit duhet të dorëzojë:
– kërkesë për kompensim (Kërkesa mund të merret në arkivin e Komunës së Gostivarit ose në faqen e internetit të komunës së Gostivarit www.gostivari.gov.mk);
– fotokopje e letërnjoftimit të vlefshëm, si dëshmi se ai është banor i Komunës së Gostivarit;
– Vërtetim për pagesën e tatimit në pronë;
– fotokopje e llogarisë së transaksionit;
– dëshmi në origjinal që biçikleta është blerë në vitin 2020 ( në periudhën e theksuar në thirrjen publike) edhe atë llogari fiskale ose faturë me çertifikatë bankare për pagesën e kryer.
– Deklaratë të vërtetuar në noter (modelin e deklaratës mund të mirret në komunën e Gostivarit ose në faqen e internetit të komunës së Gostivarit www.gostivari.gov.mk) me të cilën aplikanti nën përgjegjësi materiale dhe morale vërteton se:
– anëtar tjetër i familjes nuk ka dorëzuar kërkesë për subvencion;
– që nuk ka shfrytëzuar subvencion / kompensim të një pjese të shpenzimeve për të njëjtin qëllim nga cilido burim në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
4.2. Aplikanti duhet të dorëzojë kërkesën dhe dokumentacionin në zarf të mbyllur pranë “Komisionit për zbatimin e procedurës së subvencionimit të qytetarëve për furnizim me biçikletë ” në arkivin e Кomunës së Gostivarit, në adresën bul.Braqa Gjinoski nr.61 Gostivar, çdo ditë pune prej orës 08:30 deri në 15:00.
4.3. Në zarf duhet të jetë e cekur: “Thirrje publike për subvencionim të qytetarëve për blerjen e biçikletave në vitin 2020”.
4.4. Arkivi i Komunës së Gostivarit do t’i regjistrojë kërkesat e pranuara me kohën e saktë të paraqitjes së aplikimit (data, ora dhe minuta), me qëllim të përcaktimit të rendit me të cilën do të shqyrtohen kërkesat.

5. Mënyra e realizimit të thirrjes publike
5.1. Kryetari i Komunës së Gostivarit formon Komision për zbatimin e thirrjes publike,e cila do ta zhvillojë procedurën do t’i shikojë kërkesat e pranuara dhe dokumentacionin e bashkangjitur në shtojcë me qëllim përcaktimi nëse ato janë të rregullta dhe të kompletuara.
5.2. Për kërkesat е pranuara dhe të përpunuara do të mbahet listë me të dhënat në vijim:
– emri, mbiemri dhe adresa,
– data dhe ora e pranimit të kërkesës për thirrje publike,
– shuma e kompensimit për aplikantin dhe shuma e tatimit mbi të ardhurat personale.
5.3.Kompensimi i mjeteve të aprovuara do të bëhet me rradhë, sipas rendit të kërkesave të arritura sipas parimit “kush vjen i pari, shërbehet i pari “, pas vendimeve paraprake për aprovim të kërkesave nga ana e kryetarit të Komunës së Gostivarit.

6. Mënyra e realizimit të së drejtës së kompensimit
6.1 Pas Thirrjes Publike për kompensimin e pjesë të shpenzimeve për blerjen e biçikletës, në faqen e internetit të Komunës dhe së paku në një medium të shtypur / elektronik, brenda afatit të caktuar, qytetarët duhet të plotësojnë një formular (kërkesë), të cilën e dorëzojnë deri te arkivi i Komunës së Gostivarit duke përfshirë të gjitha dokumentet e nevojshme.
6.2. Kryetari i Komunës së Gostivarit me propozimin e Komisionit merr aktvendim për aprovim të kërkesës për aplikantët që kanë përmbushur kushtet e kësaj Thirrjeje Publike, dhe në rast të mos miratimit të kërkesës me propozimin e Komisionit, Kryetari i Komunës së Gostivarit do të japë një njoftim me shkrim.
Komisioni do t’i përgatisë propozim Kryetarit të Komunës për aprovimin e Vendimeve për kompensimin e mjeteve financiare ndaj aplikantëve, për të cilët konstatohet se i kanë përmbushur kushtet sipas rendit të kërkesave të pranuara, sipas parimit të ” kush vjen i pari, shërbehet i pari “, deri në shterimin e mjeteve të dedikuara për atë qëllim të parashikuara me buxhetin e Komunës së Gostivarit për vitin 2020.
6.3 Pas përfundimit të Thirrjes publike, Komisioni i formuar për këtë qëllim do të verifikojë aplikimet e pranuara. Komisioni do t’i njoftojë aplikantët nëse ata nuk kanë dokumentacionin e duhur dhe të plotë dhe do t’ua kthejë atyre në shtojcë të njoftimit.

– Јавен Повик
– Deklarata
– Kërkesë
– Изјава
– Барање