Arben Taravari në Uashington – takime të shumta me zyrtarë amerikanë dhe me diasporën shqiptare

05.02.2019

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari po qëndron në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të merr pjesë në Lutjet Kombëtare të Mëngjesit të enjten më 7 shkurt.

Taravari në Uashington është i ftuar në cilësinë e kryetarit të komunës së Gostivarit dhe sekretarit të përgjithshëm të Aleancës për Shqiptarët ndërsa në kuadër të vizitës do të realizojë takime të shumta.

Krahas takimeve me kongresmenë dhe zyrtarë të lartë të administratës amerikane, kryetari Arben Taravari në agjendë ka edhe takime me diasporën shqiptare në Amerikë, e sidomos me shqiptarët nga Maqedonia të cilët jetojnë dhe veprojnë në SHBA dhe janë të organizuar në shoqata të ndryshme dhe janë pjesë e lobit shqiptar.

Shërbimi për informim – Komuna e Gostivarit