Entries by admin

,

Ekonomistët e rinj nga Gostivari në trajnim dyjavor në Zvicër

04.12.2017 Një grup prej gjashtëmbëdhjetë nxënësish dhe dy supervizorë nga Shkolla e Mesme Ekonomike “Gostivar” janë në trajnim dyjavor në Zvicër. Qëndrimi realizohet në kuadër të projektit Implementimi i Konventës për të Drejtat e Fëmijës, organizuar nga Koalicioni i organizatave rinore SEGA, në të cilin shkolla është përfshirë që nga viti 2012. Në kuadër të […]

,

Komuna e Gostivarit e shënoi Ditën ndërkombëtare të personave me nevoja speciale

04.12.2017 Me rastin e 3 dhjetorit – Ditës ndërkombëtare të personave me nevoja speciale, një delegacion i Komunës së Gostivarit vizitoi Qendrën ditore për përkujdesje të fëmijëve me nevojaspeciale dhe paralelen speciale në SHF “Ismail Qemali”, duke ndarë dhurata simbolike për fëmijët që i frekuentojnë ato. Përgjegjësja e Sektorit për veprimtari publike, znj. Aslijan Snopçe tha se komuna e Gostivarit, ashtu siç dëshmoi që […]

Kryetari Taravari do të mbajë fjalim në Samitin e Brukselit

23.11.2017 Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari do të marrë pjesë në Samitin vjetor evropian që do të mbahet më 5 dhe 6 dhjetor në Bruksel. Në këtë Samit, kryetari Arben Taravari do të mbajë fjalim në temë “Ballkani Perëndimor në udhëkryq – Sfidat e reja, ndryshimi i dinamikës”. Në Samitin e Brukselit, do […]

,

Takim informativ me drejtorët dhe ndihmës drejtorët e shkollave publike

01.12.2017 Në mjediset e Komunës së Gostivarit, përfaqësues të administratës komunale realizuan një takim informativ me drejtorët dhe ndihmës drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme. Në takim, drejtuesit e shkollave u infromuan në lidhje me mënyrën e financimit të shkollave, menaxhimin dhe hapat konkret që duhet ndërmarrë për mbarëvajtje sa më të sukseshme të […]

,

NP “Komunalec”: Punohet intensivisht për tejkalimin e problemit me ujin e pijshëm në Debresh

01.12.2017 Si pasojë e rreshjeve të vërshueshme të shiut, sidomos gjatë natës së mbrëshme në rajoin e Pollogut, uji nga burimi, mbërrin i turbullt në rezervuarin nga i cili furnizohet një pjesë e fshatit Debresh. Shkaku i kësaj, furnizimi me ujë për momentin është ndërprerë në këtë fshat, ndërsa ekipet mobile të NP “Komunalec”, me […]

,

Konsultime për fazën e dytë të projektit për përmirësim të furnizimit me ujë në komunën e Gostivarit

01.12.2017 Konsulentë të angazhuar nga Sekretariati Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO), në kuadër të Programit për ujësjellës dhe kanalizim, zhvilluan një takim pune me drejtorin e Ndërmarrjes Publike “Komunalec”, Isak Lazami dhe bashkëpunëtorët e tij. Në kuadër të mbështetetjes që Komuna e Gostivarit e merr nga KfW Bank për hartimin e një Master Plani për […]

Me ekspozitën “Çmimi i Nëntorit” dhe koncertin “Paqe e miqësi nëpërmjet tingujve” u përmbyllën manifestimet për Ditën e Pavarësisë në Gostivar

29.11.2017 Ekspozita tradicionale mbarëkombëtare  “Çmimi i Nëntorit”, e cila organizohet nga ana e SHAFM “Draudacum” nga Gostivari dhe me koncertin “Paqe e miqësi nëpërmjet tingujve” me mjeshtër eminent të skenës muzikore shqiptare nga Elbasani, ishin aktivitetet përmbyllëse të organizuara në Gostivar për shënimin e Ditës së Flamurit, e që u mbështetën nga Komuna e Gostivarit. Dy eventet kushtuar […]

Filloi zbatimi i këndit ”Përshëndetje Taravari”, qytetarët mund të shprehin sugjerimet dhe vërejtjet e tyre

24/11/2017 E marta nuk është dita e vetme ku qytetarët e Gostivarit do të mund t’i drejtohen kryetarit, z. Arben Taravari. Ashtu siç ishte paralajmëruar, nga dita e premte ka filluar zbatimi i këndit të ri të komunikimit të drejtpërdrejt “Përshëndetje Taravari”, një model që filloi të zbatohet fillimisht në Ministrinë e Shëndetësisë në kohën […]

E diela – “Festival basketbolli” në Gostivar

Të dielën në ora 17 në palestrën sportive “Rinia” në Gostivar, do të zhvillohet ndeshja basketbollistike ndërmjet KB “Gostivari” dhe KB “Rabotnçki” nga Shkupi. Meqë kjo ndeshje, si derbi e javës, ka ngjallë interesim të madh, e njëjta do të transmetohet drejtpërsëdrejti në TVM, ndërsa pritet që të njëjtën ta ndjekë edhe kryetari i komunës […]

TIKA e gatshme për thellim të bashkëpunimit me Komunën e Gostivarit

07.11.2017 Një delegacion i lartë i Agjencisë turke për bashkëpunim dhe koordinim TIKA, kryesuar nga Aytekin Ayden – koordinator për Maqedoni , ishin dje mysafirë të kryetarit të komunës së Gostivarit, dr. Arben Taravari. Përfaqësuesit e TIKA-s, ia uruan kryetarit Taravari postin e kryetarit të komunës dhe bashkëbiseduan në lidhje me projektet e realizuara deri […]