Entries by admin admin

GOSTIVARI SHËNOI DITËN BOTËRORE PA MAKINA

Komuna e Gostivarit me rastin e Ditës Botërore pa Makina organizoi defile në rrugët qendrore të qytetit. Defileja filloi nga Pallati i Kulturës dhe përfundoi para objektit të Komunës së Gostivarit, kurse pjesëmarrës në këtë aktivitet ekologjik ishin nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, anëtarë të shoqatës “Sharri”, çiklistët e Lidhjes së Sporteve Shkollore […]

Vijojnë punimet në rrugën Banjicë e Epërme – Banjicë e Poshtme

Vijojnë punimet në ndërtimin e rrugës Banjicë e Epërme – Banjicë e Poshtme nga të dyja krahët në gjatësi prej 1230 metrave. Ndërtimi i rrugës është paraparë sipas standardeve më të larta, ku krahas tamponimit dhe përgatitjeve për asfaltim, po vendosen edhe kanale për drenazh të ujërave. Projekti për ndërtimin e kësaj rruge zgjidh problemin […]

Vijon rekonstruimi i tërësishëm i rrugës Debresh – Zdunjë

Pas përfundimit të ndërtimit të kanalzimit të 1300 metra, po bëhen përgatitjet (tamponim, nivelizim) për asfalltimit e tërësishëm të rrugës Debresh – Zdunjë që fillon nga ana e Debreshit. Projekti për meremetimin e rrugës Debresh – Zdunjë përfshin rekonstruim të rrugës në gjatësi prej 1.300 metrave, kurse paralelisht me ndërtimin e rrugës, në pjesën e […]

,

Për gjashtë qeverisje vite është dyfishuar numri i fëmijëve të akomoduar në çerdhe në Gostivar

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari gjatë ditës së djeshme vizitoi njërën nga çerdhet e qytetit të Gostivarit dhe uroi të punonjëset dhe fëmijët një vit të mbarë. Kryetari Taravari theksoi se kjo çerdhe gjatë pushimeve verore ka pësuar ndryshime të mëdha duke filluar nga vendosja e fasadës së jashtme me efikasitet energjetik, klasa […]

,

Kryetari Taravari viziton Shkollën e Mesme Teknike në Gostivar, përuron punëtorinë e re

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari së bashku me ministren e Ekologjisë, Kanja Shukova mori pjesë në hapjen solemne të punëtorisë “Progres” pranë Shkollës së Mesme Teknike në Gostivar. Kjo punëtori, e para e këtij lloji në nivel të shtetit tonë, do të shërbejë për riparim të aparaturave dhe pajisjeve të ndryshme shtëpiake dhe […]

,

Taravari: Çdo investim në arsim është investim për të ardhmen

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari me bashkëpunëtorët e tij vizitoi shkollat fillore “Faik Konica” – Debresh dhe “Bashkimi” – Gostivar. Kryetari Taravari, të gjithë nxënësve e posaçërisht nxënësve të cilët fillojnë rrugëtimin e tyre arsimor për herë të parë, u uroi një vit të […]

Vijon aksioni për pastrimin e deponive të ilegale në Gostivar

Komuna e Gostivarit ka filluar aksionin për mënjanimin e deponive ilegale në rajonin e komunës duke nisur nga deponia ilegale në afërsi të ish-fabrikës “Silika”, deponive ilegale në afërsi të varrezave në rrugën për në fshatin Debresh si dhedeponitë në afërsi të varrezave në rrugën Balindoll – Turçan i Vogël. Aksioni për mënjanimin e këtyre […]

Sesione informative për grante të projektit “Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore në Korab-Koritnik, Sharr dhe Alpet Shqiptare”

Më 21 gusht nga ora 11:00 – 12:30 në Komunën e Gostivarit ekipi i CNVP Maqedoni e Veriut organizon sesione informative si pjesë e thirrjes për grante të projektit “Përdorimi i qëndrueshëm i burimeve natyrore në Korab-Koritnik, Sharr dhe Alpet Shqiptare“. mbështetur financiarisht nga PONT. CNVP Maqedoni e Veriut të gjithë aplikantët e mundshëm të […]