Banorët e Balindollit ndërtojnë stadiumin, i mbështet NP “Komunalec” dhe Komuna e Gostivarit

,

04.05.2018

Iniciativat e Bashkësive lokale në territorin e komunës së Gostivarit kanë marrë jehonë të madhe dhe japin rezultate shumë të frytshme. E fundit në sërën e iniciativave për rregullim të infrastrukturës dhe përmirësimit të cilësisë së jetës, vjen nga fshati Balindoll, ku në stadiumin e dikurshëm i cili tash e shumë vite ka mbetur vetëm një ledinë e lënë pas dore, po ndërtohet stadium i ri futbolli.

Kjo iniciativë ka gjetur mbështetjen e Komunës së Gostivarit, e cila përmes Ndërmarrjess Publike “Komunalec” dhe nga mërgata ndihmon në realizimin e punëve ndërtimore.

Pronarët e ndërmarrjeve private ndërtimore nga ky fshat, kanë vënë në dispozicion mekanizimin tyre dhe gjatë ditës së sotme është hequr një shtresë e tokës dhe është nivelizuar trualli.

Për të ndjekë nga afër këtë aksion të banorëve të Balindollit, në vendngjarje sot ishte edhe kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari i shoqëruar nga bahkëpunëtorët e tij, i cili i inkurajoi iniciatërot dhe realizuesit e këtij aksioni për punën fisnike që janë duke bërë.

Vlen të theksohet se aksione për pastrimin e deponive të egra, ruajtjen e mjedisit jetësor dhe përmirësimin e cilësisë së jetës nëpër fshatra kanë ndërmarrë disa bashkësi lokale në territorin e komunës së Gostivarit, siç janë ajo e Çegranit, Forinës, Çajlës etj.

Shërbimi për informim