Deponia “Rusino”, Shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Gostivarit Valbon Limani, priti në takim përfaqësues të ARMV-së

Shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Gostivarit Valbon Limani, priti në takim përfaqësues të ARMV-së

Armata e gatshme të ndihmojë Komunën e Gostivarit me shuarjen e zjarrit në “Rusino”

29.07.2020

Shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Gostivarit Arben Taravari, Valbon Limani ka pritur në takim një delegacion nga Komanda për ndërhyrje pranë Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, udhëhequr nga Koloneli Agron Neziri dhe konsultanti i ekipit për menaxhim me mbeturinat e forta nga Sekretariatin Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO), Aleksa Tomovksi.

Gjatë këtij takimi, i cili ka ardhur me iniciativë të Kryetarit te shtetit Stevo Pendarovski dhe sekretares shteterore të ministrisë së Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapsësinor znj. Ana Petrovska. Limani i ka njoftuar mysafirët me gjendjen e fundit në deponinë rajonale “Rusino” në Gostivar, e cila për një kohë të gjatë po digjet, ndërsa Komuna e Gostivarit është lënë e vetme të ballafaqohet me këtë deponi ku mbeturinat i bartin të gjitha nëntë komunat e Pollogut. Koloneli Agron Neziri nga Komandoja për ndërhyrje pranë Armatës së Maqedonisë së Veriut, ka premtuar se do të jenë në gatishëri për të ndihmuar Komunën e Gostivarit nëse vazhdon djegia e deponisë “Rusino” me makineritë dhe personelin e tyre njerëzorë. Palët gjatë takimit kanë rënë dakord që duhet bashkëpunim më i ngushtë në të ardhmen jo vetëm mbi deponinë “Rusino”, të cilën edhe e vizituan, por edhe në sfera të tjera me interes të përbashkët shoqërorë.

Ndryshe, gjatë debatit të mbrëmshëm organizuar nga Komuna e Gostivarit me përfaqësues nga Ministria e ambientit jetësor dhe planifikim hapësinor, OJQ-vë dhe eko-aktivistëve nga Gostivar, kryetari Arben Taravari njoftoi se nga dita e hënë e javës së ardhshme në “Rusino”, pos Gostivarit asnjë komunë tjetër nga Pollogu nuk do të ketë mundësi të hedh mbeturina.

Shërbimi per informim