Do të asfaltohet një krah i rrugës së Dibrës, në Lagjen e Re

,

12.08.2019

Me mjete të siguruara nga buxheti I Komunës së Gostivarit, në vijim janë punët përgatitore për asfaltimin e një krahu të rrugës së Dibrës përballë Kolegjit privat “Jahja Kemal”.

Rruga ka një gjatësi prej 183 metra, ndërsa gjerësi mesatare prej 8 metrash.

“Edhe pse kjo pjesë e qytetit është e banuar prej disa dekadash, deri më tani nuk ka qenë e asfaltuar. Ky projekt është pjesë e Programit zhvillimor të Komunës së Gostivarit dhe financohet me mjete të buxhetit komunal. Projekti peshon 1.627.012 denarë, në bazë të lejes për ndërtim PA1 nr.18-112, ndërsa punimet i realizon ndërmarrja Magnum Trans-R, sipas kontratës 24-2217/17”, thekson Besim Dogani nga Zyra e ZHEL-it pranë Komunës së Gostivarit.

Vlen të theksohet se disa ditë para fillimit të punimeve për asfaltimin e kësaj rruge, përfundoi rikonstruktimi i plotë i rrugës Sllobodan Peposki, në pjesën qendrore të qytetit.

Shërbimi për informim