Informata për Studimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për projektin: “Projekti për ndërtimin e deponisë sanitare për mbeturinat e ngurta komunale jo të rrezikshme, Rusino” në komunën e Gostivarit.

Në bazë të nenit 90 paragrafi 1 alineja 3 e Ligjit për Mjedisin Jetësor (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 53/05, 81/05, 24/07, 159/08, 83/09, 48/10, 124/10, 51/11, 123/12, 93/13, 42/2014, 44/2015, 129/2015, 39/2016 dhe 99/18) dhe nenit 4 të Rregullores për përmbajtjen e shpalljes së njoftimit për qëllimin e zbatimi të projektit, të vendimit për nevojën e vlerësimit të ndikimit të projektit ndaj mjedisit, studimit të vlerësimit të ndikimit në mjedis të projektit, raportit për përshtatshmërinë e studimit të vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe vendimin që miraton ose refuzon zbatimin e projektit, si dhe për mënyrën e konsultimit me publikun (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 33/06), Ministria e Mjedisit Jetësor  dhe Planifikimit Hapësinor informon publikun e interesuar se investitori Qendra për zhvillimin e rajonit planor të Pollogut, me seli në rr. “Njegosheva 2” Kati -I nga Tetova, e dorëzoi Studimin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për Projektin: “Projekti për ndërtimin e deponisë sanitare për mbeturinat e ngurta komunale jo të rrezikshme, Rusino në komunën e Gostivarit”.

Projekti parasheh një deponi sanitare për rajonin planor të Pollogut, që do të ndërtohet mbi trupin ekzistues të deponisë jo standarde Rusino dhe do të synohet për deponimin e mbeturinave të ngurta komunale jo të rrezikshme.

Studimi është i disponueshëm për inspektim në ueb faqen e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor www.moepp.gov.mk dhe në komunën e Gostivarit.

Çdo person, organet e administratës shtetërore, kryetarët e komunave, qytetit të Shkupit dhe komunave në qytetin e Shkupit, mund t’ia paraqesin mendimin e tyre me shkrim organit të administratës shtetërore përgjegjës për punët e mjedisit, brenda 30 ditëve nga data e publikimit të Studimit të Vlerësimit të Ndikimit të Projektit ndaj Mjedisit.