Dr. Arben Taravari, funksionin e kryetarit të komunës së Gostivarit e mori më 02.11.2017, pasi që fitoi në zgjedhjet lokale më 29.10.2017.
Më 1 qershor 2017 u emërua Ministër i Shëndetësisë në qeverinë e Republikës së Maqedonisë, funksion të cilin e ushtroi deri më 31.10.2017.
Dr. Arben Taravari është neurolog specialist me përvojë shumëvjeçare në Klinikën Universitare për sëmundje neurologjike në Shkup,
I lindur me 9 prill 1973 në Gostivar. Në vitin 1998 diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti “Shën Qirili dhe Metodi” dhe në vitin 2006 përfundoi specializimin për neurologji në Klinikën Universitare të Neurologjisë . Specializimin e dytë për mjekësi familjare në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti “ Shën Qirili dhe Metodi” e kreu në vitin 2011.
Në vitin 2011 mbrojti disertacionin e doktoraturës në fushën e sëmundjes së Parkinsonit, ndërsa prej vitit 2010 është ligjërues i rregullt në Fakultetin e Mjekësisë pranë Universiteti “ Shën Qirili dhe Metodi”.
Gjatë përvojës së tij të punës, Dr. Arben Taravari ka qenë kryetar i bordit në Departamentin për sëmundje ekstrapiramidale – Kilinika Universitare e Neurologjisë;
Shef i departamentit për migrenë, kokëdhimbje dhe sindrome të tjera, Klinika Universitare për Neurologji;
Kryetar i bordit, Klinika për neurologji, Klinika Universitare për Neurologji, si dhe anëtar i bordit të revistës mjekësore “Medicus” dhe “Vox Medici”.