Për komuna më të mira, duke e shlyer në kohë tatimin në pronë.

Komuna e Gostivarit si komunë – partner e Projektit të USAID për përforcim të kapaciteteve për shfrytëzim të resurseve i bashkohet fushatës “Tatimi im, për komunën time!”

Fushata edukative “Tatimi im, për komunë time!” synon të informojë publikun se pagimi i tatimit në pronë është detyrë e çdo qytetari taksapagues, por në të njëjtën kohë  kontributi  i individit për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë në komunë. 

Nëse posedoni pronë në një komunë të caktuar, atëherë ju jeni automatikisht taksapagues me të drejtë ligjore për një vendim për tatim mbi pronën tuaj, por gjithashtu edhe detyrim ligjor dhe obligim personal për të shlyer në kohë tatimin.

Çdo qytetar taksapagues duhet ta dijë se me shlyerje në kohë të obligimit të tatimit në pronë, mbush drejtë për së drejti buxhetin e komunës, përmes të cilit realizohen të gjitha projektet e planifikuara publike dhe të infrastrukturës. Ме këtë, thënë thjesht, secili prej nesh personalisht kontribuon në zhvillimin e komunës, të cilën në të ardhmen do ta zbukurojnë: kopshte të reja, kënde të reja lojërash, rrugë të reja, shkolla të reja, ndriçim i rri, parqe të reja, projekte mjedisore, projekte të reja për zhvillimi ekonomik. 

Pra, kjo fushatë, synon të kontribuojë për informim në kohë dhe të saktë të taksapaguesve rreth të gjitha të drejtave dhe detyrimeve, si dhe të drejtat dhe detyrimet e komunës lidhur me tatimin në pronë. 

Për të mësuar më shumë rreth tatimit në pronë, shikoni videon dhe informohuni më shumë përmes fletëpalosjes të postuar në lidhësen: Shkarko fletpalosjen

Video: