FTESË – PËR PJESËMARRJE NË NGJARJEN PËR NJOFTIM ME PROJEKTIN „PËRMIRËSIM I QËNDRUESHMËRISË NDAJ PËRMBYTJEVE NË RAJONIN E POLLOGUT“

,

FTESË
PËR PJESËMARRJE NË NGJARJEN PËR NJOFTIM ME PROJEKTIN „PËRMIRËSIM I QËNDRUESHMËRISË NDAJ PËRMBYTJEVE NË RAJONIN E POLLOGUT“

Të nderuar,
Kemi kënaqësinë t’Ju ftojmë të merrni pjesë në ngjarjen për njoftim me projektin e inicuar rishtazi „Përmirësim i qëndrueshmërisë ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut” që do të mbahet më 29 janar 2019, në Hotelin Merkur në Tetovë, duke filluar në ora 9:30.

Projekti financohet nga Qeveria Zviceriane kurse implementohet nga Programa për zhvillim e Kombeve të Bashkuara (UNDP), në partneritet me Ministrinë për ambient jetësor dhe planifikim hapësinor, komunat e rajonit të Pollogut dhe një numër i madh i institucioneve tjera relevante.

Qëllimi i ngjarjes është që shoqatat e qytetarëve që janë aktive në rajonin e Pollogut të njihen me:
a) gjetjet kryesore nga vlerësimi i rreziqeve nga përmbytjet në rajonin e Pollogut dhe masat e rekomanduara për zbutjen e tyre;
b) qëllimet dhe aktivitetet e projektit të planifikuara për vitet e ardhëshme;
c) punën e trupit të posaformuar ndërkomunal – Rrjetit për Pollog të mbrojtur dhe rrezistent, që është përkrahur nga ana e projektit.

Në këtë ngjarje do të diskutohet edhe rreth përkrahjes që mund të japë sektori civil për forcimin e qëndrueshmërisë së përgjithshme të komuniteteve ndaj përmbytjeve dhe dukurive tjera përcjellëse, si dhe modaliteteve tjera për bashkëpunim në kuadër të projektit.

Do jemi mirënjohës nëse në kohë konfirmoni pjesëmarrjen Tuaj deri te Ermira Fida, nëpërmjet adresës ekeltronike ermira.fida@undp.org, ose në tel. 071-289-326 më së voni deri më 21 janar 2019.

Qëndrojmë në dispozicionin Tuaj për të gjitha informatat plotësuese.
Me respekt,
Përmirësimi i qëndrueshmërisë ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut

Ftesë dhe agjendë