Gostivar, në shtator fillon me punë Qendra për Autizëm

,
Kryetarti i komunës ndoqi nga afër fillimin e punimeve për rregullimin e kësaj qendre e cila është vendosur te ish objekti i kolegjit privat “Jahja Kemal” në Gostivar. Kjo qendër së bashku me atë për fëmijët me nevoja speciale, e cila poashtu pritet të vendoset te po i njejti objekt, kanë qenë një nga premtimet primare elektorale në vitin 2017-të dhe sot bëhen realitet.
Qendra për Autizëm në Gostivar do të funksionojë në tre gjuhë: shqip, turqisht dhe maqedonisht.
Ndryshe, në Gostivar mendohet të ketë rreth 200 fëmijë të prekur nga autizimi.