Kisha nderin dhe kënaqësinë të prisja në takim z. David Černohorskÿ

Kisha nderin dhe kënaqësinë të prisja në takim z. David Černohorskÿ, konzull ekonomik pranë Ambasadës së Republikës së Çekisë në Shkup. Qëllimi i takimit, ishte tërheqja e investitorëve çek në RMV, posaçësisht në rajonin e Gostivarit.

I premtova z. Černohorskÿ se si pushtet lokal mund të ofrojmë logjistikë infrastrukturore dhe lehtësime administrative për çdo investitor të mundshëm.

Konzulli Černohorskÿ më sqaroi se janë disa kompani nga fusha e automobilistikës dhe agro-kulturës, që kanë ineteresim për të investuar në Maqedoni.