Kryetari Arben Taravari mirëpriti basketbollistin dhe trajnerin Marjan Sërbinoski

Kryetari i komunës, Arben Taravari mirëpriti sot në kabinetin e tij një ndër ish basketbollistët më të mirë të Gostivari, njëherit edhe trajner shumëvjeçar i basketbollit, Marjan Sërbinoski.
Basketbollisti Sërbinoski falënderoi kryetarin Taravari për mbështetjen e vazhdueshme basketbollit dhe të sportit në përgjithësi, si dhe për angazhimin e tij për krijimin e kushteve më të më mira që fëmijët, të rinjtë dhe qytetarët e Gostivarit të mund të merren me aktivitete rekreative-sportive.Kryetari Taravari, trajnerit Sërbinoski i ndau Mirënjohje për kontributin e dhënë në sferën e sportit.

Shërbimi për informim