Kryetari Arben Taravari promovoi këndet e reja për fëmijë

,

04.06.2018

Kryetari i komunës së Gostivarit Arben Taravari, sot doli në terren për të parë si rrjedhin punimet për ndërtimin e këndeve të reja për fëmijë.

Së pari ai u ndal te këndi i fëmijëve përballë Gjyqit në Gostivar, ku ky kën i ri i fëmijëve tash më është në funksion, e më pas vizitoi edhe shkollën fillore në fshatin Debresh ku në rrjedhë është vendosja e rekuiziteve te klëndi i ri i fëmijëve në oborrin e këlsaj shkolle.

Katër prej gjithsej gjashtë lokacioneve ku do të vendosen rekuizite, janë kënde të reja fëmijësh, ndërsa vetëm dy prej tyre kanë ekzistuar prej më herët dhe tani rekuizitat e vjetra do të zëvendësohen me rekuizita të reja.

“Planifikuam ndërtimin e katër këndeve për fëmijë si dhe ndërrim e rekuzitave të vjetar me të reja , në dy kënde ekzistuese. Shpresoj se brenda dy javëve do t’i përfundojmë katër kënde për fëmijë. Mendoj se fëmijët meritojnë argëtim dhe rekreacion të këtillë dhe se këto duhet të zgjerohen. Do mundohemi që në periudhën e ardhshme të ndërtojmë edhe disa të reja”, theksoi kryetari Taravari.

Banorët e fshatit Derbresh shprehen të kënaqur me angazhimin e kryetarit Taravari për investime edhe në mjediset rurale.

“Falënderojmë kryetarin për këtë investim shumë të qëlluar këtu në fshatin tonë. Këtë investim do ta shfrytëzojnë fëmijët e fshatit në këtë shkollë. Fshati Debresh deri më sot nuk ka pasur asnjë kënd të këtillë. Po ashtu falënderojmë kryetarin Taravari edhe për investimet tjera të cilat planifikon t’i realizojë në fshatin tonë”, shprehet, Senad Hasani – banor i fshatit Debresh.

Për rregullimin e këndeve të fëmijëve Komuna e Gostivarit ka ndarë nga buxheti i saj rreth 2,3 milion denarë, ndërsa punët pritet të përfundojnë brenda këtij muaji.

Shërbimi për informim