Kryetari Taravari ndau mirënjohje për matematicientët e rinj nga Gostivari

,

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot në kabinetin e tij priti matematicientët e rinj nga qyteti i Gostivarit.

Bëhet fjalë për një grup nxënësish nga SHMG Gostivar të cilët në gara republikane të matematikës “Kenguri”, arritën rezultate të shkëlqyera.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ndau mirënjohje për: Merita Aliu, Vlora Veseli, Diellza Jusufi, Aldin Agai, Hana Ramadani, Edon Fetaji, Vigan Demiri dhe Nazmi Idrizi. Në takim po ashtu u nda mirënjohje për filloristin Dijar Ademi, i cili fitoi vendin e parë në garat shtetërore të matematikës.

“Suksese në rrugëtimin e tyre të dijes e gjithsesi që ne si pushtet lokal gjithmonë do të jemi mbështetje fortë për çdo talent nga qyteti ynë”, u shpreh kryetari Arben Taravari pas takimit me nxënësit.

Po ashtu në gara çmime fituan edhe Teodora Nikolloska me medalje të argjentë, si dhe Viktor Ugrinoski dhe Zorina Saveska me medalje bronzi.