Kryetari Taravari propozon zgjatje të orarit të punës së objekteve hoteliere për dy orë, të enjten do të prononcohet Këshilli komunal

26.01.2021
Këshilli komunal me propozimi të kryetarit Arben Taravari, pritet ditën e enjte të sjellë vendim për zgjatje të orarit të punës për objektet hotelere edhe për dy orë.
Taravari propozon që nga mesnata, në ditët e punës orari të zgjatet nga ora 12 deri në ora 02.00, kurse gjatë fundjavës prej orës 01.00, orari të spostohet deri në ora 03.00. Ky vendim merret tani derisa në vendlindje janë bashkatdhetarët tanë, por edhe për kafeteritë dhe restorantet të mund të punojnë pasi një periudhë të gjatë mbet;n të mbyllura për shkak të pandemisë.
Kryetari Taravari pret që propozimi i tij të gjejë mbështetje unanime nga ana e këshilltarëve në séancën e së enjtes, e cila do të jetë edhe e fundit ligjërisht nga kjo përbërje aktuale, pasi pritet shpallja e zgjedhjeve lokale dhe ky këshill pos në raste urgjente, nuk do të mund të mblidhet më. Nëse propozimi kalon filtrin e këshillit, pronarët e objekteve hoteliere nuk do të obligohen të parashtrojnë kërkesë për zgjatjen e orarit të punës, pasi të gjitha institucionet do të njoftohen menjëherë me vendimin e ri.
Ndryshe, Komuna e Gostivarit edhe vitin e kaluar objektet hoteliere i liroi nga pagesa e taksave komunale që sadopak t’ua zbusë krizën financiare që ky sektor e pësoi nga koronavirusi.

Shërbimi për informim