Lënda e shahut do të jetë prezente në shkollat e Gostivarit

,

Gjatë ditës së djeshme, kuadri mësimor që shprehu interesim të ligjerojë lëndën e shahut në shkollat e Gostivarit, ishte në trajim që u organizua nga Federata e Shahut të Maqedonisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale dhe me Klubin e Shahut të Gostivarit.

Në trajnim, kuadri mësimor kishte mundësinë të njftohet me përmbajtjen dhe planprogramin e punës.

Këtë vit mësimor, lënda e shahut vendoset si lëndë zgjedhore në shkollat fillore për fëmijët e klasës së parë dhe të dytë dhe më pas për klasat e katërta dhe të pesta.

Në këtë ngjarje e pranishme ishte edhe udhëheqësja e Sektorit për Arsim pranë Komunës së Gostivarit, Aslijan Snopçe e cila theksoi se komuna jep mbështetje e vet për mësimdhënësit të cilët do të përfshihen në mësimin e shahut për t’i motivuar fëmijët të zgjedhin shahun si lëndë zgjedhore.