Me një Marsh Memorial, nesër do të kujtohen 16 viktimat e tragjedisë së Llaskërcës

12.02.2021

Komuna e Gostivarit edhe sivjet mbështet në tërësi iniciativën e një grupi të qytetarëve/bjeshkatarëve për organizimin e Marshit Memorial në nder të 16 viktimave që humbën jetën tragjikisht në aksidentin rrugor te fshati Llaskërcë.

Në takimin sotëm, kryetari i komunës dhe organizatorët, duke marrë parasysh parashikimet e sinoptikëve se nesër do të mbajë mot me temperatura shumë të ulëta i përcjellë edhe me reshje borë, ranë dakord që i njëjti të fillojë në pikën pagesore në Gostivar, duke ruajtur simbolikën dhe duke përfshirë numër sa më të madh të pjesëmarrësve.

Marshi do të përfundojë në ora 17:45 në sheshin e qytetit, ku do të mbahet edhe një ceremoni simbolike në kujtim të viktimave dhe solidarizim me familjarët e të ndjerëve.

Komuna e Gostivarit, fton qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje, duke iu përmbajtur rreptësisht masave për mbrojtje nga COVID-19.

Më poshtë, Ruta dhe Agjenda e Marshit:

16:15 – Nisja nga Komuna e Gostivarit me transport të organizuar

16:30 – Arritja e pjesëmarrësve në Pikën pagesore Gostivar

(Deklaratë për media e kryetarit të komunës dhe organizatorëve)

16:50 Fillimi i Marshit

(Pika pagesore – rr. Ilindenska – ish “Zhito Shar” – “Dam Com” – ish “Stopanska Banka” – Sheshi i Qytetit)

17:45 Mbërritja në sheshin e qytetit

(Ceremoni simbolike – Fjalimi i kryetarit Arben Taravari dhe organizatorëve)

Shërbimi për informim