NJOFTIM
Të nderuar qytetarë,
Për shkak të situatës së rënduar me Covid-19, administrata komunale e Gostivarit do të angazhohet që të gjitha shërbimet ndaj qytetarëve t’i kryej pa ngecje, por duke shmangur në maksimum kontaktet fizike.
Për këtë arsye, deri në normalizimin e situatës, luten qytetarët që pa ndonjë nevojë të domosdoshme, të mos drejtohen fizikisht në mjediset e komunës, dhe të gjitha informatat t’i marrin përmes telefonit.
Duke thirrur në numrin e telefonit
042/ 214 – 600
do të mund të kontaktoni drejtpërdrejt me përgjegjësit e të gjithë sektorëve dhe shërbimeve në Komunën e Gostivarit.
Apelojmë deri tek të gjithë qytetarët, që në përgjithësi t’i respektojnë rekomandimet dhe protokollet për mbrojtje nga Covid-19 dhe duke mbrojtur veten dhe të afërmit, të japin kontributin e tyre për shëndetin publik.
Me respekt,
Arben Taravari
Kryetar i komunës së Gostivarit