NJOFTIM

,

Të nderuar qytetarë,

Nesër (e enjte) në ora 8:00, fillon vendosja e shtresës përfundimtare të asfaltit në rrugën për në fshatin Banjicë, më saktësisht segmenti prej te përfundimi i bulevardit Vëllezërit Gjinoski (te shitorja e tepihëve “Xhan”) deri te ndarja për në fshatin Banjicë e Poshtme dhe lagjen Banjeshnicë.

Përderisa do të zgjasin punimet, në këtë pjesë të rrugës qarkullimi i automjeteve do të jetë në ndërprerje të plotë, ndërsa për të lëvizur prej qyteti për në drejtim të fshatrave Banjicë e Poshtme, Banjicë e Epërme, Gjonovicë dhe Simnicë dhe anasjelltas, si rrugë alternative do të mund të shfrytëzohet rruga e lagjes Banjeshnicë

Realizuesi i punimeve parashikon që asfaltimi të kryhet brenda ditës.

Lusim qytetarët për mirëkuptim.

Shërbimi për informim