NJOFTIM

Për shkak të tragjedisë në aksidentin e trafikut, anulohen të gjitha manifestimet e planifikuara për festat e Nëntorit

23.11.2021

Për shkak të tragjedisë së ndodhur në Sofje të Bullgarisë, ku në një aksident trafiku jetën e humbën 46 qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, anulohen të gjitha aktivietet dhe manifestimet e panifikuara nga Sektori për Veprimtari Publike pranë Komunës së Gostivarit.

Kryetari i komunës së Gostivarit, këshilltarët komunalë dhe admnisitrata komunale, familjarëve të viktimave u shprehin ngushëllime të sinqerta dhe ndajnë dhimbjen me ta, ndërsa të mbijetuarve u dëshirojne shërim sa më të shpejtë!

Shërbimi për informim