Njoftim

Të nderuar qytetarë, Ju informojmë se nga data 08.12.2021 (E Mërkurë) deri 11.12.2021 (E Shtunë), për shkak të punimeve për instalimin e linjës kryesore të ujësjellësit me projektin e KFW dhe SECO, kalimi i bulevardit në lagjen Maleardi, pjesa nga mbikalimi/hyrja në qytetin e Gostivarit deri në qarkullimin e parë rrethor, do të ndryshojë regjimi i komunikacionit, gjegjësisht dy ditët e para për komunikacion dykahësh do të shërbejë shtegu për dalje nga Gostivari derisa dy ditët e ardhëshme shtegu për hyrje në Gostivar.

Apelojmë për respektimin e shenjave të komunikacionit, vozitje me kujdes dhe mirëkuptim deri në përfundimin e punimeve. Asistimin e punëve do ta bejnë pjesëtarë të MPB dhe personeli i NP Komunalec Gostivar.

Ju falemnderit për mirkuptim