NJOFTIM: Të premten do të bëhet dezinsektimi i parë nga toka në territorin e komunës së Gostivarit

16.06.2020

Njoftohen qytetarët se më datë 19.06.2020 (e premte), do të bëhet dezinsektimi i parë nga toka në territorin e Komunës së Gostivarit për zhdukjen e mushkojave të rritura dhe dëmtuesve të tjerë.
Dezinsektimi do të kryhet në mbrëmje pas orës 24:00 deri në orët e hershme të mëngjesit, vetëm në kushte të mira atmosferike.

Lokacionet në të cilat do të bëhet dezinsektimi nga toka janë me sa vijon:
Rr. “Zhivko Brajkoski” – Parku i i qytetit nga ana e majtë e lumit Vardar, rr. “M.Ç Filiposki” – Parku i qytetit nga ana e djathtë e lumit Vardar, Spitali i qytetit, rr. “JNA” deri te udhëkryqi i Zdunjës, shtrati i lumit Vardar në atarin e fshatit Raven, kanali prej udhëkryqit të Zdunjës – Zona e VI – Maleardi – rr. Boris Kidriç – rr.Beliçica deri në lagjen Fazaneria- vendbanimi Banjicë – bulevari i Vëllezërit Gjinoski, përmes Sheshit të qytetit deri në dalje të qytetit kah fshati Çajlë e deri tek lumi Jahorkë në fshatin Forinë .

Në rast të kohës me shi ose me erë të fortë dezinsektimi do të anulohet për ditën e ardhshme ose për ndonjë ditë tjetër me kushte më të mira atmosferike. Për dezinsektim do të përdorët Aurodil i tretur në bazë të prospekteve të prodhuesit për përdorim, edhe atë 50 ml / 5 l.
Luten kultivuesit e bletëve që të marrin masat e duhura mbrojtëse, që do të thotë të strehojnë bletët në kutitë e tyre, të sigurojnë sasi të nevojshme të ujit për mbajtjen e bletëve të mbyllura minimum 5-6 orë pas trajtimit të territorit.
Dezinsektimin do ta kryejë SHPTSHP “PLANT MEDIKA”.

Shërbimi për informim