Të nderuar qytetarë të komunës së Gostivarit,
Të nderuar qytetarë të komunës së Gostivarit,
Kaloi tashmë një javë prej kur kam marrë postin e kryetarit të komunës së Gostivarit, post ky i cili kërkon shumë punë, angazhim, përkushtim dhe sakrificë, për të lëvizur gjërat në kahje pozitive me synim mirëqenien e qytetarëve të komunës sonë.
Gjatë ditëve që lamë pas, qindra qytetarë erdhën për të më uruar, për çka i falënderoj të gjithë nga zemra. Me siguri edhe shumë të tjerë planifikojnë që të më vizitojnë në ditët në vijim, të cilët i falënderoj paraprakisht.
Por, meqë mua dhe ekipin tim e pret një punë voluminoze, sidomos tani në fillim të mandatit kur duhet të konsolidojmë gjendjen e palakmueshme aktuale në komunë, si dhe ta krijojmë ekipin menaxherial i cili do të shtyjë komunën përpara me hapa konkrete, lus të gjithë qytetarët që për vizita të shfrytëzojnë terminet e caktuar për pranim të qytetarëve.
Ju falënderoj për mirëkuptimin!
Me respekt,
Arben Taravari – kryetar i komunës së Gostivarit