Afaltohet rruga Turçan i Madh – Llapushnik

Gjatë ditës së sotme filloi asfaltimi i pjesës së parë të rrugës Turçan i Madh – Llapushnik. Gjatësia e asfaltimit përfshin asfaltim prej 800 metrave, kurse kjo rrugë lidhet me rrugën kryesore për në fshatin Llakavicë. Pas instalimit të kanalizimeve nëntokësore, do të fillojë pjesa e dytë e asfaltimit në rrugët dytësore.

Fillojnë punimet të pjesës së dytë të rrugës Zdunjë – Debresh

Tashmë kanë filluar matjet dhe punët parapërgatitore të pjesës së dytë të rrugës Zdunjë – Debresh, në pjesën e fshatit Zdunjë ku parashihet asfaltim në gjatësi prej 1.300 metrave. Krahas asfaltimit të rrugës, segmeti i dytë përfshin edhe ndërtimin e kanalizimit në fshatin Zdunjë. Pjesa e parë përfshinte punimet për rekonstruimin e tërësishëm të rrugës […]

Kryetari Arben Taravari pret në takim ambasadoren gjermane, Petra Drexler

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari sot priti në takim shkëlqesinë e saj, ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në vendin tonë, Petra Drexler. Në takim u bisedua rreth projekteve të realizuara në Komunën e Gostivari si partneriteti i SHFK “Ismail Qemali” me Goethe Institute, zhvilimin e sportit dhe aktiviteteve me shkollat që realizohen […]