Perceptimi i qytetarëve mbi korrupsioni në nivel lokal në komunën e Gostivarit shënon rënie

02.02.2021

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, mori pjesë në debatin publik të sotëm të organizuar nga Asociacioni për Iniciativa Demokratike ADI – Gostivar. Në këtë debat u bënë publike rezultatet e raportit mbi Vlerësimin e fushave të rrezikshme të korrupsionit në nivelin lokal.

“Puna jonë me transparencë këto tre vite, na nxjerr edhe në hulumtim shumë më mirë se disa komuna të tjera të vendit. Nga hulumtimi i fundit i realizuar nga ADI, Komuna e Gostivarit rezulton me korrupsion thuajse të zhdukur. Perceptimi i mbi 600 qytetarëve është se korrupsioni në Gostivar, vazhdimisht bie, ndërsa rritet liria e të shprehurit nga qytetarët dhe shoqëria civile për të ngritur zërin për çdo dukuri që nuk duhet ndodhur në mesin ku jetojmë”, theksoi kryetari Taravari.

Ky hulumtim, që ka realizuar (ADI) ka ardhur përmes projektit të USAID për pjesëmarrje qytetare dhe shoqërisë civile në lidhje me poltiikat dhe çështjet e orientuara drejt anti-korrupsionit. Pjesë e këtij hulumtimi janë edhe komuna e Manastirit, Kavadarit, Kumanovës dhe Shtipit.

Shërbimi për informim