Takim shumë i frytshëm me gazetaren dhe aktivisten për të drejtat e grave, Rita Behadini.

Takim shumë i frytshëm me gazetaren dhe aktivisten për të drejtat e grave, Rita Behadini nga Qendra për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja”.
Së pari përgëzova Ritën për punën fisnike që bëjnë me Qendrën dhe Platformën “Mollëkuqjа.mk” me synim për të krijuar një hapësirë të sigurtë për gratë dhe burrat, ku të njëjtit jo vetëm që mund të informohen për problemet aktuale që kanë të bëjnë me diskriminimin gjinor, por edhe të mund të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre.
Në takim u bisedua për mundësinë e bashkëpunimit mes Komunës së Gostivarit me Qendrën për Mundësi të Barabarta “Mollëkuqja” dhe u dakorduam që me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas të realizojmë diçka të bukur me qëllim të vetëdijësimit të masës në lidhje me pa-barazinë gjinore dhe pasojat nga ky fenomen në shoqërinë tonë.