Taravari pret në takim shefen e misionit mbikqyrës për zgjedhjet të ODIHR-së Tana de Zulueta

Sot në kabinetin tim kisha nderin të pres në takim shefen e Misionit mbikëqyrës për zgjedhje të ODIHR-së në vendin tonë, Tana De Zulueta, e cila shoqërohej nga dy vëzhguesit afatgjatë të OBBE-ODIHR Valdemar Uruban dhe Veronique Lasserre-Fy.

Me këtë rast, zyrtarët e OSBE-së i njoftova me situatën politike në komunen e Gostivarit, në prag të zgjedhjeve lokale, duke shprehur bindje që zgjedhjet do jenë të lira, fer dhe demokratike. Po ashtu, u diskutua edhe për projektet që realizon OSBE në nivel lokal, për trajnimin e këshilltarëve komunal dhe admnistratorëve.

Ndryshe, mysafirët theksuan se 20 vëzhguesit afatgjatë të OSBE-ODIHR-së janë në terren për të vëzhguar procesin e përgatitjes së zgjedhjeve të 17 tetorit. Misionit, në ditën e zgjedhjeve, do t’i bashkohen edhe 250 vëzhgues afatshkurtër.