THIRRJE PUBLIKE

,

K O M U N A   E   G O S T I V A R I T

Në bazë të PROGRAMIT (R1) – MBROJTJA E AMBIENTIT JETËSOR DHE NATYRËS i komunës së Gostivarit për vitin 2019 dhe Vendimit të Këshillit të komunës së Gostivarit me numër 08-2006/1 nga 20 Shtator 2019 ( “Gazeta zyrtare e Komunës së Gostivarit numër 08/19) Komuna e Gostivarit shpall:

THIRRJE PUBLIKE

për subvencionim të qytetarëve për blerjen e pajisjeve të sofistikuara të ngrohjes kondicionerë me inverter për vitin 2019

1. Përshkrimi i Thirrjes Publike

1.1. Komuna e Gostivarit, në mënyrë që të stimulojë banorët e zonës së Komunës së Gostivarit (familjet) të përdorin pajisje më të sofistikuara për ngrohjen e shtëpive të tyre, të cilat janë më ekonomike, me energji më efikase dhe ekonomikisht të pranueshme për mjedisin, për banorët që kanë blerë pajisje të sofistikuara për ngrohje – kondicionerë inverter tju mbulojë një pjesë të harxhimeve të bëra gjatë blerjes së pajisjes në vlerë prej 50% por, jo më shumë se 15,000.00 denarë përfshirë tatimin e të ardhurave personale për familje.

1.2. Thirrja publike do të zgjasë deri më 30 Tetor 2019 ose derisa të jenë harxhuar mjetet financiare nga Buxheti i Komunës Gostivar për këtë qëllim, varësisht nga ajo se cili kusht vjen i pari.

1.3. Nëse harxhohen të gjitha mjetet financiare të parashikuara nga Buxheti i Komunës Gostivarit për këtë qëllim, Komuna e Gostivarit do ta informojë publikun në faqen e saj të internetit se Thirrja Publike është ndërprerë para skadimit të afatit për të cilën është shpallur.

1.4. Thirrja publike do të implementohet në bazë të parimit të ” i pari i ardhur, i pari i shërbyer”.

2. E drejta për pjesëmarrje në Thirrjen Publike:

2.1 Të drejtë për pjesëmarrje në thirrjen publike kanë qytetarët e territorit të komunës së Gostivarit që kanë blerë kondicioner inverter për ngrohjen e shtëpisë së tyre (objekt banimi) në periudhë prej 01.03.2019 deri më 30.10.2019 dhe do të aplikojnë për kompensim të një pjesë të shpenzimeve.

2.2 Në thirrjen publike nuk do të kenë të drejtë të marrin pjesë banorët (familjet) që kanë ndërtesë banimi në fazë të ndërtimi të sipër dhe nuk jetojnë në të njejtën.

3. Kushtet që duhet të përmbushen nga aplikantii:

 3.1. Aplikanti duhet të plotësojë kushtet në vijim:

– të ketë vendbanim në territorin e Komunës së Gostivarit;

 – të mos ketë shfrytëzuar subvencione për ngrohjen e shtëpisë së tij / saj (objekt banimi) nga komuna e Gostivarit;

 – deri në paraqitjen e aplikimit të jetë përdorues i kaldaje qymyri, druri, naftë ose mazuti;

 – pajisja duhet të jetë e blerë në vitin 2019, deri në fund të Thirrjes Publike dhe i njëjti të jetë i instaluar në adresën e vendbanimit të potencuar në letërnjoftimin e aplikantit;

– objekti i banimit të mos jetë në fazë të ndërtimit të sipër dhe aplikanti jeton në të;

 – të ketë paguar (raportuar) tatimin në pronë për objektin e banimit ku do të instalohet pajisja, përfshirë vitin 2018.

Shënim: Aplikanti duhet ti plotësojë të gjitha kushtet e lartëpërmendura që kërkesa e tij të pranohet. Përndryshe, Komisioni i paraqet propozim Kryetarit të Komunës së Gostivarit për refuzimin e kërkesës.

Pagesa e mjeteve do të bëhet nga buxheti i komunës së Gostivarit në llogari të aplikantit kërkesa e të cilit do të аprovohet.

4. Mënyra e aplikimit në thirrjen publike

 4.1. Për kompensim të një pjese të shpenzimeve dhe për të dëshmuar se janë përmbushur kushtet, aplikanti deri te Komisioni i Komunës së Gostivarit duhet të dorëzojë:

– kërkesë për kompensim (Kërkesa mund të merret në arkivin e Komunës së Gostivarit);

– fotokopje e letërnjoftimit të vlefshëm, si dëshmi se ai është banor i Komunës së Gostivarit;

 – fotokopje e numrit të aplikacionit të paraqitur në arkivën e Komunës së Gostivarit për lëshimin e vërtetimit për pagesën e tatimit të pronës për objektin e banimit, ku pajisja do të instalohet përfshirë vitin 2018;

– fotografi të kaldajës së drurit, qymyrit, naftës nafte ose mazutit të cilën e përdor;

– fotokopje e llogarisë së transaksionit;

– provë në origjinal që pajisja është blerë në vitin 2019 edhe atë llogari fiskale ose faturë me çertifikatë bankare për pagesën e kryer.

4.2. Aplikantët që kanë ndërtesë të re banimi dhe nuk kanë asnjë lloj ngrohje nuk duhet të paraqesin dokumentacionin e përmendur në pikën 4;

4.3. Aplikanti duhet të dorëzojë kërkesën dhe dokumentacionin në zarf të mbyllur pranë “Komisionit për zbatimin e procedurës së subvencionimit të qytetarëve për furnizim me pajisje të sofistikuara për ngrohje për vitin 2019” në arkivin e Кomunës së Gostivarit, në adresën bul.Vëllezërit Gjinoski nr.61 Gostivar, çdo ditë pune prej orës 08:30 deri në 15:00.

4.4. Në zarf duhet të jetë e cekur: “Thirrje publike për subvencionim të qytetarëve për furnizim me pajisje të sofistikuara të ngrohjes kondicionerë me kondicionerë inverter për vitin 2019″.

4.5. Arkivi i Komunës së Gostivarit do të regjistrojë kërkesat e pranuara me kohën esaktë të paraqitjes së aplikimit (data, ora dhe minuta), me qëllim të përcaktimit të rendit me të cilën do të shqyrtohen kërkesat.

5. Mënyra e kryerjes së thirrjes publike

5.1. Kryetari i Komunës së Gostivarit formon Komision për zbatimin e thirrjes publike i cili do të zhvillojë procedurën në dy faza:

– në fazën e parë do të rishikojë kërkesat e pranuara dhe dokumentacionin e bashkangjitur në shtojcë me qëllim përcaktimi nëse ato janë të rregullta dhe të kompletuara dhe

– në fazën e dytë do të kryehen inspektime në vend të të gjithë aplikantëve që kanë paraqitur dokumentacionin e duhur dhe të plotë për të konstatuar se ata i kanë përmbushur kërkesat e kësaj Thirrjeje Publike, e në veçanti që kondicioneri inverter i blerë të jetë i instaluar në vendbanimin sipas letërnjoftimit të aplikantit, që objekti i banimit të mos jetë në fazë ndërtimi dhe në të cilën aplikanti gjithashtu banon, që aplikanti është përdorues i kaldaje qymyri, druri, nafte ose mazuti para se të paraqesë aplikacionin.

5.2. Aplikanti është i detyruar t’i sigurojë Komisionit hyrje në ndërtesën e banimit dhe ambientet në të cilat është instaluar kondicioneri inverter i blerë.

5.3. Për kërkesat е pranuara dhe të përpunuara nga pika 5.1 pika 1, do të mbahet listë me të dhënat në vijim:

– emri, mbiemri dhe adresa,

– data dhe ora e pranimit të kërkesës për thirrje publike,

– shuma e kompensimit për aplikantin dhe shuma e tatimit mbi të ardhurat personale.

5.4.Kompensimi i mjeteve të aprovuara do të bëhet me rradhë, sipas rendit të kërkesave të arritura sipas parimit “i pari i ardhur, i pari i shërbyer”, pas vendimeve paraprake për aprovim të kërkesave nga ana e kryetarit të Komunës së Gostivarit.

5.5.Pas përfundimit të tërë procedurës aplikanti duhet t’i mundësojë Komisionit hyrje në ndërtesën e banimit dhe ambientet ku është instaluar pajisja edhe për 2 vitet e ardhshme еdhe pas përfundimit të Тhirrjes publike.
6. Mënyra e realizimit të së drejtës së kompensimit

6.1 Pas Thirrjes Publike për kompensimin e pjesë të shpenzimeve për blerjen e pajisjeve më të sofistikuara për ngrohjen e shtëpive të tyre kondicioner inverter, në faqen e internetit të Komunës dhe së paku në një medium të shtypur / elektronik, brenda afatit të caktuar, qytetarët duhet të plotësojnë një formular (kërkesë), të cilën e dorëzojnë deri te arkivi i Komunës së Gostivarit duke përfshirë të gjitha dokumentet e nevojshme.

6.2. Kryetari i Komunës së Gostivarit me propozimin e Komisionit merr vendim për aprovim të kërkesës për aplikantët që kanë përmbushur kushtet e kësaj Thirrjeje Publike, dhe në rast të mos adoptimit të kërkesës me propozimin e Komisionit, Kryetari i Komunës së Gostivarit do të japë një njoftim me shkrim.

6.3.Komisioni do t’i përgatisë propozim Kryetarit të Komunës për aprovimin e Vendimeve për kompensimin e mjeteve financiare ndaj aplikantëve, për të cilët konstatohet se i kanë përmbushur kushtet sipas rendit të kërkesave të pranuara, sipas parimit të “i pari i ardhur, i pari i shërbyer “, deri në shterimin e fondeve për atë qëllim të parashikuara me buxhetin e Komunës së Gostivarit për vitin 2019.

6.4 Pas përfundimit të Thirrjes publike, Komisioni i formuar për këtë qëllim do të verifikojë aplikimet e pranuara. Komisioni do t’i njoftojë aplikantët brenda 7 ditëve nga paraqitja e kërkesës nëse ata nuk kanë dokumentacionin e duhur dhe të plotë dhe do t’ua kthejë atyre përveç njoftimit.

Linku për kërkesën e keni këtu :KOMUNA E GOSTIVARIT KERKESE

Shërbimi për informim