Komuna e Gostıvarıt Zyrtarisht hapı Shkollën Verore “Gostivari 2022”

,

Me një ceremoni të veçantë, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari zyrtarisht hapi Shkollën Verore “Gostivari 2022”, një organizim i cili vjen për herë të parë në Komunën e Gostivarit.

Në Shkollën Verore do të jenë pjesëmarrës mbi 720 nxënës dhe mbi 40 instruktorë të profesioneve të ndryshme, të cilët sot janë njoftuar me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka për qëllim të angazhojë fëmijët e moshave 7-14 vjeç në aktivitete të ndryshme përgjatë verës. Synimi i Shkollës Verore është po ashtu të zbulohen talentët e rinj të qytetit në fusha të ndryshme.

Shkolla verore do të zgjasë gjashtë javë. Mentorët janë lënë të lirë vetë të zgjedhin hapësirat se ku do të zhvillojnë kurset me nxënësit, ndërsa preferohet që ambienti i zgjedhur të jetë nën qiellin e hapur.