NJOFTIM PËR BIZNESET E INDUSTRISË SË MODËS NË KOMUNËN E GOSTIVARIT
Gostivari bëhet pjesë e Muza Fashion Fair 2026!
Të dashur biznese, stilistë, prodhues dhe kreativë të fushës së modës!
Komuna e Gostivarit ju fton të përfaqësoni qytetin tonë në panairin e parë të industrisë
së modës në Ballkanin Perëndimor – Muza Fashion Fair, që do të mbahet në Tiranë,
më 16-18 maj 2026!
Ky është rasti juaj për të ekspozuar krijimet, për të gjetur partnerë të rinj dhe për të hyrë
në tregje të reja rajonale e ndërkombëtare.
Kush mund të aplikojë?
Dizajnerë, marka mode, prodhues tekstili, kompani aksesorësh, këpucësh, shkolla
mode dhe profesionistë kreativë.
Për më shumë informacion rreth pjesëmarrjes dhe paketës së ekspozuesve, vizitoni:
https://www.muzafashionfair.com/
Për të shprehur interesin tuaj, na kontaktoni në:
Email: info@gostivari.gov.mk,
Nr.tel. 078 474 904.
Afati i shprehjes së interesit zgjat deri më: 06.04.2026.
Mos e humbni mundësinë për të ekspozuar brendin tuaj, për të krijuar partneritete të
reja dhe për të qenë pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha të modës në rajon!
Le ta bëjmë Gostivarin pjesë të skenës së modës rajonale!
MUZA FASHION FAIR PRESANTATION -ALB

