Dr. Valbon Limani, funksionin e kryetarit të komunës së Gostivarit, e mori më 08.07.2024, pasi që u votua në Këshillin komunal të Komunës së Gostivarit me 22 vota për dhe 9 kundër. Në këtë funksion vjen si ushtrues detyre, deri në zgjedhjet e ardhshme lokale në tetor të vitit 2025.
Më 26 nëntor të vitit 2021 zgjidhet kryesues i Këshillit komunal të Komunës së Gostivarit, funksion të cilin e ushtroi deri më 08.07.2024.
Dr. Valbon Limani është specialist endokrinolog në Klinikën Universitare të endokrinologjisë, diabetit dhe çrregullimeve metabolike në Shkup.
I lindur më 19 maj 1980 në Gostivar. Në vitin 2008 diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Trakisë dhe në vitin 2019 përfundoi specializimin për endokrinologji në Klinikën Universitare të endokrinologjisë, diabetit dhe çrregullimeve metabolike në Shkup.
Në periudhën 2022-2024 ka qenë i angazhuar si asistent në Fakultetin e shkencave mjekësore pranë Universitetit shtetëror të Tetovës.
Është anëtar i Shoqatës shkencore të endokrinologëve dhe diabetologëve të Maqedonisë, si dhe anëtar i Asociacionit Evropian për Studim të Diabetit (EASD).
Gjatë përvojës së tij të punës në sektorin civil, Dr. Valbon Limani ka qenë kryetar i bordit drejtues të Shoqatës qytetare “Most” në periudhën 2014-2016, si dhe anëtar i bordit në OJQ “Qendra europiane për zhvillim, tolerancë dhe bashkëpunim”.
Valbon Limani është i martuar dhe ka tre fëmijë.
Kontakto Kryetarin Valbon Limani
valbon.limani@gostivari.gov.mk