Departamenti për investime – hulumtim projektesh, ndërtim dhe mirëmbajtje të objekteve infrastrukturore dhe kapitale, monitorim dhe zbatim të projekteve dhe programeve tjera, kryen këto detyra:
- Ndjek rregullativën ligjore për financimin e projekteve me karakter lokal
- Kryen kërkime në territorin e Komunës dhe evidenton nevojat për investime
- Bën analizë të situatës dhe një vlerësim financiar për investimet
- Siguron donatorë potencialë për investime
- Ndjek fondet potenciale të disponueshme nga kompanitë vendase dhe të huaja
- Përpilon projekte të nevojshme për sektorin që kërkon investime
- Aplikon tek investitorët vendas dhe të huaj
- Bën programim për fondet IPA
- Monitoron dhe analizon kushtet në fushën e menaxhimit të tokës ndërtimore dhe propozon iniciativa për përmirësimin e të gjitha kushteve dhe zgjidhjen e problemeve
- Merr pjesë në përgatitjen e propozimit për program vjetor për rregullimin e tokës ndërtimore
- Siguron realizimin e programit vjetor për rregullimin e tokës ndërtimore;
- Realizon projektet ndërtimore nga Programi dhe Buxheti për vitin aktual për të cilat sektorët kompetentë nuk i kanë realizuar dhe përgatit dokumentacionin ndërtimor dhe financiar për projektet nga lëmia e infrastrukturës dhe objekteve tregtare (kapitale)
- Ndërton dhe mirëmban ndriçimin publik
- Merr pjesë në përgatitjen e detyrave të projekteve
- Përgatitja e prokurimeve publike për ndërtimin e objekteve infrastrukturore dhe komerciale (kapitale)
- Monitoron investimet dhe merr pjesë në përzgjedhjen e kontraktorëve
- Monitoron ndërtimin e përgjithshëm të objekteve infrastrukturore dhe tregtare (kapitale), duke përgatitur dokumentacionin e duhur teknik, librat e ndërtimit dhe pranimin teknik
- Merr pjesë në përgatitjen e Programit dhe Buxhetit për punën e sektorit në vitin aktual
- Përgatit raporte për investimet e kryera dhe buxhetin për vitin e kaluar
- Ndjek rregulloren ligjore për financimin e projekteve me karakter vendor
- Monitoron zbatimin e projekteve dhe programeve
- Bashkëpunon me sektorin aplikues në lidhje me realizimin e investimit
- Në rastet kur dinamika, funksionaliteti dhe cilësia e investimit nuk janë në korrelacion me kontratën, atëherë me sugjerim të përgjegjësit të departamentit për zbatimin dhe monitorimin e projekteve dhe programeve, kontrata/plani operacional i kthehet Departamentit për Investimet, projektet dhe programet, sipas vendimit të Kryetarit të Komunës
- Realizimi i mëtejshëm i një projekti të tillë përfundon nga Sektori për investime dhe zhvillim
- Monitoron zbatimin e marrëveshjes së investimeve
- Kontrollon kushtet në terren dhe përgatit procesverbal
- Përpunon raporte mujore, tremujore dhe vjetore për investitorin
- Përpunon raporte mujore, tremujore dhe vjetore për nevojat e Komunës
Departamenti për zhvillim ekonomik lokal, euro-integrime dhe bashkëpunim ndërkombëtar, kryen këto detyra:
- Inicon, organizon dhe bashkërendon aktivitetet lidhur me zhvillimin dhe zbatimin, monitorimin, vlerësimin dhe rishikimin e strategjisë dhe programeve për zhvillimin ekonomik lokal, përkatësisht harmonizimin e planeve ekzistuese me dokumentet strategjike rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare
- Harton dhe propozon programe vjetore për zhvillimin e sektorit të OJQ-ve
- Harton dhe propozon programe vjetore për bashkëpunim ndërkombëtar
- Merr pjesë në zhvillimin e aplikacioneve për fondacione vendase dhe të huaja
- Përgatit planin strategjik të Komunës së Gostivarit
- Bashkëpunon me organet kompetente në procesin e hartimit të planit strategjik, monitorimin e shkallës së zbatimit të planit strategjik të Komunës së Gostivarit
- Përgatit analiza dhe informacione për rezultatet e zbatimit të prioriteteve strategjike, si bazë për përgatitjen e planit strategjik për vitin e ardhshëm
- Analizon dhe zbaton aktet ligjore dhe nënligjore lidhur me planifikimin strategjik, unifikimin e programeve të punës së formave organizative, monitorimin e shkallës së realizimit të Programit vjetor të punës
- Përcakton prioritetet zhvillimore dhe strukturore të komunës së Gostivarit, propozon masa dhe aktivitete për zbatimin e politikës ekonomike lokale
- Propozon dhe përcakton prioritetet zhvillimore dhe strukturore të Komunës
- Propozon dhe zbaton masat për mbështetjen e zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe sipërmarrjes në komunë
- Koordinon aktivitete lidhur me marrjen dhe drejtimin e donacioneve për qëllime zhvillimore
- Monitoron gjendjen e ekonomisë në komunë
- Përgatitit informacione të rëndësishme për zhvillimin ekonomik lokal
- Propozon masa për zhvillimin e bujqësisë, tregtisë, hotelierisë, zejtarisë dhe turizmit në komunë
- Nxit bashkëpunimin me kompanitë përgjegjëse shoqërore në territorin e Komunës
- Mban evidencën e personave juridikë që ushtrojnë veprimtari ekonomike në territorin e Komunës
- Vendos dhe koordinon bashkëpunimin e komunës me shoqatat e qytetarëve, fondacionet dhe organizatat e tjera shoqërore që veprojnë në territorin e komunës dhe jashtë saj dhe monitorimin e punës së tyre
- Propozon dhe zbaton e masa për pjesëmarrjen e shoqatave të qytetarëve, fondacioneve dhe organizatave të tjera shoqërore në procedurat për përgatitjen e dokumenteve strategjike dhe zhvillimore të komunës
- Propozon masa për mbështetjen e aktiviteteve të shoqatave të qytetarëve, fondacioneve dhe organizatave të tjera shoqërore
- Vendos, mban dhe zhvillon bashkëpunimin e Komunës së Gostivarit me komunat e vendeve tjera, me donatorë, organizata dhe kreditorë të huaj
- Propozon program vjetor dhe afatmesëm për bashkëpunim të komunës me komunat simotra jashtë vendit
- Vendos bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare të bashkësive lokale dhe kryen punë në lidhje me themelimin, mirëmbajtjen dhe zhvillimin e bashkëpunimit të komunës me komunat e vendeve të tjera, me donatorë, organizata dhe kreditorë të huaj;
- Organizon takime me përfaqësues të komunave dhe organizatave nga jashtë
- Ndërmerr masa dhe aktivitete për anëtarësimin e komunës në organizatat ndërkombëtare të autoriteteve lokale
- Jep mendim në lidhje me marrëveshjet e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe monitoron zbatimin e tyre
- Realizon projekte nga sfera e bashkëpunimit të Komunës me komunat simotra jashtë vendit në bashkëpunim me pjesët tjera të administrates komunale,
- Përpilon projekt propozime për mbështetje nga donatorët dhe kreditorët e huaj
- Merr pjesë në përgatitjen dhe vlerësimin e të gjithë dokumentacionit që u dorëzohet donatorëve dhe kreditorëve të huaj
- Koordinon veprimtarinë e të gjitha pjesëve të administratës komunale lidhur me realizimin e projekteve të financuara nga donatorë dhe kreditorë të huaj
- I ofron informata Komunës së Gostivarit për politikat evropiane që janë duke u definuar
- Propozon masa dhe aktivitete për ngritjen e kapaciteteve të administratës së qytetit në përputhje me legjislacionin evropian
- Merr pjesë dhe organizon tryeza dhe konferenca në lidhje me zhvillimin e legjislacionit vendor
- Ndihmon në adoptimin efektiv të fondeve strukturore evropiane nëpërmjet qasjes më të lehtë në informacione rreth programeve, projekteve dhe iniciativave evropiane
- Siguron komunikim të vazhdueshëm me institucionet që merren me çështjet evropiane (Këshilli Kombëtar për Integrime Evropiane në Kuvendin e RMV-së, Sekretariati për Çështje Evropiane-SÇE në Qeverinë e RMV-së, Komisioni Evropian në RMV etj.)
- Shfrytëzon dhe menaxhon me sukses fondet e para-anëtarësimit të BE-së me referencë të veçantë për instrumentin e para-anëtarësimit IPA
- Kryen edhe punë të tjera që do t’i besohen ngaKëshilli dhe Kryetari i komunës