UDHËZUES PËR PAGESË ELEKTRONIKE
Me këtë udhëzues, ju mund të paguani shpejt dhe lehtë obligimet tuaja tatimore për tatimin në pronë, tatimin në qarkullim, tatimin në trashëgimi dhe dhurata, si dhe taksën komunale për ndërmarrjen përmes platformës edanoci.mk.
Mënyrat e pagesës:
1. Duke skanuar kodin QR:
Në çdo aktvendim është printuar kodi QR. Me skanimin e tij me celular, automatikisht do të ridrejtoheni në portalin e pagesave edanoci.mk.
2. Përmes aksesit të drejtpërdrejtë në platformë:
Futeni linkun http s://edanoci.mk/në shfletuesin tuaj. Pas hapjes së platformës, klikoni në opsionin për të parë dhe paguar aktvendimin.
Për t’u regjistruar, do t’ju duhet numri i referencës së aktvendimit.
Opsionet e pagesës:
– Pagesë e shpejtë pa regjistrim:
Ky opsion lejon pagesë pa regjistrim. Mjafton të shënoni numrin e referencës së aktvendimin dhe NVAQ ose NVTS për të cilin ka të bëjë aktvendimin.
Pas verifikimit, sistemi do ta shfaqë aktvendimin së bashku me statusin e tij të faturimit dhe nëse i njëjti nuk është paguar, do t’ju japë ospion për ta paguar atë.
– Pagesë me regjistrim
E rekomandojmë pagesën me regjistrim për një përvojë më të mirë dhe më shumë funksionalite për Ju. Për regjistrim, do t’ju duhet një mail adresë për të cilën do të krijohet profili i përdoruesit për Ju.
Pas krijimit të profilit të përdoruesit dhe aktivizimit të tij dhe anocimit në platformë, përveç pasqyrës së detyrimeve të papaguara dhe arkëtimit të tyre, Ju ofrohen më shumë mundësi, të tilla si:
- Pasqyrë e të dhënave Tuaja bazë.
- Mundësia për të shtuar tatimpagues të tjerë në emër të të cilëve mund të rishikoni dhe të paguani detyrimet.
- Pasqyrë e të gjitha detyrimeve tatimore ndaj komunës dhe detyrimeve të papaguara.
- Pasqyrë e pronës, vlera e parashikuar dhe aktvendimet e lëshuara.
- Qasje në kartën tuaj financiare dhe pasqyrë e të gjitha transaksioneve.
- Parashtrim i kundërshtimit në Komunë.
Pas regjistrimit për të bërë pagesën e borxhit tatimor, duhet të zgjidhni detyrimet e papaguara, Komunën për të cilën bëhet pagesa, të zgjidhni një ose më shumë detyrime të papaguara dhe të klikoni Paguaj detyrimin për Komunën.
Pasi të keni klikuar te Paguaj detyrimin për Komunën, aplikacioni Ju çon kah arkëtimi në të cilën para jepet pasqyra e Tatimit dhe shuma që është zgjedhur për t’u paguar.
Pasi të keni zgjedhur Vazhdo kah pagesa, aplikacioni Ju çon në terminalin Virtual POS ku patjetër të vendosni: Emrin dhe Mbiemrin, Numrin e Kartës, kodin CVV2/CVC2, si dhe Afatin e vlefshmërisë së kartës. Duke klikuar mbi Konfirmo, aplikacioni i Verifikon të dhënat dhe bën pagesën elektronike.