Inspektoriati i Komunës së Gostivarit filloi me aksionin e largimit të automjeteve të parkuara për një kohë të gjatë në rrugët dhe sipërfaqet publike në qytet.
Fillimisht janë ngjitur njoftime për largimin e makinave dhe në rastet kur ato nuk zhvendosen për 3 ditë, do të largohen nga shërbimet komunale.
Aksioni për largimin e këtyre automjeteve do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes në trafikun rrugor.
U bëjmë thirrje qytetarëve që të raportojnë automjetet që janë të parkuara për një kohë të gjatë, që të kontribuojmë bashkërisht në përmirësimin e komikacionit.