Qytetarë të nderuar,
Bazuar në analizat e fundit mikrobiologjike, me keqardhje ju njoftojmë se uji nga ujësjellësi publik aktualisht nuk është i sigurt për pije. Testet mikrobiologjike kanë zbuluar praninë e baktereve koliforme dhe Escherichia coli (E. coli), të cilat mund të paraqesin rreziqe serioze për shëndetin.
Deri në njoftimin e radhës, ju këshillojmë të:
1. Shmangni pirjen e ujit nga rrjeti i furnizimit me ujë.
2. Përdorni ujë në shishe për pije dhe gatim.
3. Qëndroni të informuar për situatën përderisa ne punojmë për të zgjidhur problemin dhe për të garantuar sigurinë e furnizimit me ujë.
Shëndeti dhe siguria e banorëve të Gostivarit janë prioriteti ynë dhe ne do t’ju informojmë sapo uji të konsiderohet i sigurt.
Ju faleminderojme për mirëkuptimin.
Rrjeti Social
Adresa
Komuna e Gostivarit
Bull. “Vëllezërit Gjinoski” 61
1230, Gostivar
Republika e Maqedonisë së Veriut
Kontakt
Sektori për përkrahjen e Kryetarit të komunës
+389 (0) 42 214 600
Sektori për çështje financiare
+389 (0) 42 217 438
Sektori për mbikqyrje inspektuese
+389 (0) 42 213 511
Për qytetarët me pengesa
Bejtyl Lushi, Veton Jashari
+389 (0) 42 218 167
Persona për komunikim me qytetarët te cilët kanë ndonjë shkallë pengese me qëllim të ofrimit të ndihmës