340 MIJË EURO PËR ULJEN E NDOTJES SË AJRIT NË KOMUNËN E GOSTIVARIT
Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me UNDP-në do të investojë gjithsej 340 mijë euro për uljen e ndotjes së ajrit në Gostivar.
Në sesionin e parë të forumeve në bashkësi që u mbajt dje, u bë e ditur se duhet të zgjidhen dy masa që duhet të zbatohen gjatë vitit 2025 e që do të kontribuojnë në uljen e ndjotjes së ajrit.
Kryetari Valbon Limani theksoi se Komuna e Gostivarit ka program vjetor për uljen e ndotjes së ajrit dhe se vazhdimisht po punohet në projekte që zvogëlojnë ndotjen e ajrit.
“Komuna e Gostivarit ka programë vjetor për ndotjen e ajrit, d .m .th masat të cilat ndërmerren. Disa vite kemi pasur subvencionim për biçikleta, subvencionimin e inverterëve dhe gjithashtu gati se çdo vit gjatë Javës së Mobilitetit bëjmë aktivitet për Ditën ndërkombëtare pa automjete ku i motivojmë të rinjtë dhe qytetarët që ti shfrytëzojnë sa më tepër biçikletat si dhe sa më tepër të ecin që sa më pak ti përdorin automjetet me qëllim që të ulet ndotja në qytetin tonë”, deklaroi kryetari Vlabon Limani.