Informim për orarin e konkursit “Spelling Bee 2025”
LAJMËRIM ZYRTAR PËR SHKOLLAT
Subjekti: Informim për orarin e konkursit “Spelling Bee 2025”
Të nderuar drejtues të shkollave, mësues dhe koordinatorë,
Komuna e Gostivarit, në bashkëpunim me sektorin e arsimit, ju njofton me orarin zyrtar të konkursit vjetor të drejtshkrimit në anglisht “Spelling Bee” për nxënësit e klasave V deri në IX.
Datat dhe oraret e garave:
-
22 Prill 2025
-
Klasa V: 11:00 AM
-
Klasa VI: 12:30 PM
-
-
28 Prill 2025
-
Klasa VII: 11:00 AM
-
Klasa VIII: 12:30 PM
-
Klasa IX: 2:00 PM
-
Vendndodhja: Qendra rinore dhe e komunitettit YCC.
Udhëzime për shkollat:
Përgatitja e nxënësve: Sigurohuni që pjesëmarrësit të jenë të informuar për rregullat e konkursit dhe orarin e saktë.
Shënim: Çdo shkollë është përgjegjëse për organizimin e transportit dhe shoqërimin e nxënësve në vendndodhjen e konkursit.
Faleminderit për bashkëpunimin dhe përfshirjen tuaj aktive në promovimin e talentëve të rinj!
Me respekt,
Komuna e Gostivarit
Sektori i Arsimit dhe Kulturës