Komuna e Gostivarit nis rikonstruktimin e rrugës “Borçe Jovanovski”
Komuna e Gostivarit njofton se sot ka filluar rikonstruktimi i rrugës “Borçe Jovanovski”, e cila gjendet në pjesën qendrore të qytetit.
Projekti përfshin rikonstruktimin e plotë të segmentit rrugor në gjatësi prej 250 metrash, me qëllim përmirësimin e infrastrukturës urbane, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe krijimin e kushteve më të mira për këmbësorët dhe pjesëmarrësit në trafik.
Komuna e Gostivarit u bën thirrje qytetarëve për mirëkuptim gjatë realizimit të punimeve dhe siguron se projekti do të përfundojë në afatet e parashikuara, në përputhje me standardet teknike.

