Komuna e Gostivarit me 13 projekte të fituara nga projekti “100 milionë euro për komunat”
Qeveria ka marrë vendim që komunës së Gostivarit t’i ndajë 162 milionë denarë, apo afërsisht 2.7 milionë euro, apo gjithsejtë 13 projekte.
Këto projekte janë nga seanca e 26-të, ku Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut mori vendim për rishpërndarjen e mjeteve në kuadër të projektit “100 milionë euro për komunat”.
Me këtë vendim, Qeveria ka përcaktuar zyrtarisht se cilat projekte nga komunat janë të pranueshme dhe plotësojnë kriteret dhe shumën totale të mjeteve që do të marrë secila komunë individualisht.
Projektet me të cilat ka aplikuar dhe janë fituar nga pushteti lokal i Gostivarit janë në fushën e mjedisit, infrastrukturës rrugore, transportit, arsimit, sportit, kujdesit ndaj fëmijëve, etj.
Projektet:
- Rikontruimi I Bulevarardit Vëllezërit Gjinoski –
- Ndërtimi I shëtitores rr.Borce Jovanovski –
- Rikonstruimi I rrugës kryesore në fsh. Zdunje –
- Rikonstruimi I rrugës prej gjimnazit deri te fsh. Banjicë –
- Rikonstruim I rrugës lokale në fshatin Balindoll –
- Rikonstruim I rrugës prej fondit shëndetsor deri teKej Vardari –
- Rikonstruimi I rr.Ivo llolla ribar deri te rruga Beliçica –
- Rikonstruim I rrugës përeth stacionit të autobusave–
- Rikonstruimi I rrugës Mara Ugrinova parallel me stacionin hekurudhor –
- Rikonstruim I rrugës Nikola Teslla prej gjimnazitderi në lagjen Dutllok –
- Rikonstruimi I rrugës Nikola Teslla deri te shkollae Mjekësisë –
- Rikonstruimi I rrugës Mara Ugrinova deri te rrugaBeliçicë –
- Rikonstruimi I rrugës 13 –
Me këto projekte, komuna e Gostivarit premton se do të përmirësohet dukshëm jetesa e qytetarëve dhe këto investimi janë histori suksesi për komunën tonë, pasi është hera e parë që ka kaq shumë projekte që do të realizohen për kohë të shkurtër, ndërsa implementimi i tyre fillon menjëherë sapo paratë të jenë në llogari të komunës.
Është e rëndësishme të theksohet se fondet shpërndahen në bazë të numrit të banorëve, gjë që rezulton në një shpërndarje të barabartë të fondeve në të gjitha komunat dhe rajonet. Sipas këtij kriteri, përkatësia etnike e popullatës shumicë në asnjë komunë nuk do të jetë shkak për mos ndarje të mjeteve.