Kryetari Limani shtroi drekë për personat me nevoja të veçanta

Kryetari Limani shtroi drekë për personat me nevoja të veçanta

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të persoanve me nevoja të veçanta – 3 Dhjetori, kryetari i Komunës së Gostivarit shtroi drekën tradicionle për personat me nevoja të veçanta.

Kryetari Limani po ashtu u ndahu mirënjohje për angazhmin çiftit amerikan David dhe Kristi Skidmore.

Në një ngjarje tjetër, kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani bashkë ministrin për Punë Sociale Demografi dhe të Rinj, Fatmir Limani ishin te Qendra për Autizëm “Blue Puzzle, nga ku u informuan për punën dhe shërbimet që i ofrojnë.

Personat me aftësi të veçanta gjithmonë kanë qenë prioritet për Komunën e Gostivarit në mënyrë që kjo kategori të ketë mundësi të barabarta në të gjitha fushat e shoqërisë sonë.