Sektori i Urbanizmit pranë Komunës së Gostivarit me raport të detajuar për punën e vitit 2024
Sektori për Urbanizëm, Planifikim dhe Rregullim Hapësinor pranë Komunës së Gostivarit ka publikuar raportin vjetor për vitin 2024, duke vënë theks të veçantë tek transparenca.
Sipas raportit, sektori ka arritur një sërë suksesesh në drejtim të zhvillimit urban dhe përmirësimit të shërbimeve për qytetarët.
Ndër arritjet kryesore të këtij viti janë:
- 168 leje për ndërtim dhe aktvendime – Ndër to, 71 leje për objekte për banim individual, 23 për banim kolektiv dhe 20 për projekte infrastrukturore, duke e renditur Komunën e Gostivarit si një nga komunat më aktive në nivel vendi.
- 84 procedura për plane urbanistike të miratuara – Për herë të parë është miratuar Plani Detal Urbanistik për Bllokun 15. Po ashtu, janë miratuar plane për pjesë të Bllokut 20, ku parashihet ndërtimi i një kopshti për fëmijë, dhe për Bllokun 4-4a.
- Shërbime elektronike – Janë zbatuar me sukses shërbime elektronike për të gjitha procedurat, duke lehtësuar komunikimin dhe shërbimin ndaj qytetarëve.
- Dëgjesa publike – Janë organizuar dëgjesa publike për të marrë sugjerime dhe rekomandime nga qytetarët mbi projektet urbane.
- Llogaridhënia dhe transparenca – Çdo gjashtë muaj është publikuar raporti mbi të dhënat dhe progresin, duke vendosur një standard të ri në punë.
Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar në rritjen e transparencës dhe ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët.