Komuna e Gostivarit arrin dy marrëveshje me Komunën e Gjilanit

Komuna e Gostivarit arrin dy marrëveshje me Komunën e Gjilanit

Përfaqësues të Komunës së Gostivarit zhvilluan sot një takim në Gjilan me homologët e Komunës së Gjilanit, ku u arritën dy marrëveshje kyçe.

  • Nënshkrimi i një memorandumi bashkëpunimi ndërmjet kryetarëve të të dy komunave, me synim forcimin e lidhjeve institucionale dhe promovimin e projekteve të përbashkëta në fusha me interes të ndërsjellë.
  • Hartimi i një projekti të përbashkët për programin IPA 3, që synon të përfitojë nga fondet e Bashkimit Evropian për zhvillim rajonal dhe bashkëpunim ndërkufitar, duke kontribuar në avancimin ekonomik dhe social të të dy komunave.

Këto iniciativa pritet të forcojnë bashkëpunimin ndërkomunal dhe të nxisin zhvillimin e qëndrueshëm në rajon.

Komuna e Gostivarit vazhdimisht ka bashkëpunuar me komunat në rajon dhe do të vazhdojë me bashkëpunimet me të vetmin qëllim që të zhvillohen sa më shumë projekte.